Asfaltohen rrugët në fshatrat Ranoc dhe Leskoc të Klinës

Po vazhdon asfaltimi në komunën e Klinës.

Kryetari Zenun Elezaj ka njoftuar se edhe puna në rrugët në fshatrat Ranoc dhe Leskoc kanë përfunduar.

Ky është njoftimi i Elezajt;

Sot, bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Enver Berisha, vizituam fshatrat Ranoc dhe Leskoc, ku në kuadër të projekteve infrastrukturore të financuara nga komuna tashmë ka filluar puna për shtrimin e shtresës së asfaltit në rrugët lokale të dy fshatrave, një kërkesë e vazhdueshme e banorëve.

Ne do të vazhdojmë më implementimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore në të gjitha vendbanimet e komunës tonë, me qëllim që qytetarëve t`ju krijojmë kushte të përshtatshme për jetesë.