QKMF në Klinë zhvilluan lojë miqësore në futboll me kolegët nga Kruma e Shqipërisë

Ekipi i futbollit të QKMF -së “Nënë Tereza”, në Klinë, sot ka zhvilluar lojë futbolli, ndeshje miqësore me kolegët e tyre nga Kruma e Shqipërisë.

Këto dy institucione kanë raporte shumë të mira, ku shpesh edhe zhvillojnë takime e shkëmbejnë ide bashkëpunimi.

QKMF në Klinë është shumë falënderues dhe mirënjohës për miqësinë me vëllezërit shqiptar.