Vrau aksidentalisht familjaren, paraburgim për 23 vjeçarin nga Podujeva

Të dielën, një 23 vjeçar e kishte qëlluar aksidentalisht mbi familjaren e saj me armë zjarri në Podujevë, ku si pasojë, viktima, 58 vjeçare ka ndërruar jetë.

Në lidhje me këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe ka vendosur që të pandehurit t`i shqiptohet masa prej një muaji paraburgim.

Njoftimi plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.ZH për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit M.ZH. gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par.1.1 dhe nën par.1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri M.ZH.. në liri ekziston rreziku i ikjes së tij, po ashtu mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë.

I pandehuri M.ZH. dyshohet se me datë 20.12.2020 rreth orës 23.30 në Podujevë, nga pakujdesia kishte shkrepur armën e markës “Magnum” dhe në atë moment kishte pësuar lëndime anëtarja e familjes – tani e ndjera SH.ZH., e cila me datë 21.12.2020 nga plagët e marra kishte ndërruar jetë në QKUK.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës