Gazmend Syla i AAK-së viziton Gjakovën dhe disa fshatra, merr përkrahje për zgjedhjet e 14 shkurtit

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Gazmend Syla, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vazhduar takime me qytetarë.

Syla në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se së bashku me shokë kan vizituar Gjakovën dhe disa fshatra ku dhe ka thënë se gjithëmonë janë në rreshtuar pas Ramush Haradinajt.

Gazmend Syla në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në listën e AAK-së me numër 11.

Postimi i plotë:

Me shokë e dashamirë në Gjakovë te Ali Hoti, në Vrellë te Gani Mavraj, në Lëbushë te Imer Zeqiraj dhe në Buçan te Selim Gashi.

Në rresht gjithmonë pas Ramush Haradinaj!