Vazhdon intervistimi i Nasim Haradinaj në EULEX

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, është arrestuar gjatë ditë së sotme nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Pas arrestimit ai është dërguar në qendrën e EULEX-it në Fushë Kosovës, ku është duke u vazhdur të intervistohet.

Ai para arrestimit kishte refuzuar që të ndalohet nga hetuesit e Speciales.

“Refuzoj të shkoj me këta të EULEX-it, me ju [Policinë e Kosovës] vi”.

Derisa ka folur me zyrtarët policorë ai është shprehur se është njoftuar se ka një urdhërarrest ndaj tij.

Pas mesditës hetuesit e Speciales e kanë arrestuar edhe Kryetarin e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati./KlanKosova