Jevtiq: S’duhet test negativ PCR për hyrjen në Kosovë nga Serbia

Dalibor Jevtiq, përmes një postimi të bërë në Twitter, ka sqaruar se qytetarëve të cilët kalojnë nga Serbia për në Kosovë, nuk u kërkohet testi negativ PCR.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, thotë se mund ta largoni këtë dilemë.

Ky është postimi i Jevtiqit:

Për të sqaruar dilemën rreth testeve PCR për hyrjen në Kosovë nga Serbia: NUK kërkohet një test negativ PCR në # COVID19.