​100 euro gjobë për personin që u kap në flagrancë duke hedhur mbeturina

Inspektorati komunal i Skenderajt ka dënuar sot me 100 euro një qytetar të kësaj komune, pasi është kapur në flagrancë duke hedhur dhe djegur mbeturina në Polac të Ri.

Kryetari Bekim Jashari tha se hedhja e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara, djegia e tyre dhe ndotja e natyrës dënohet me ligje dhe udhëzime administrative në fuqi.

“Të mbajmë mjedisin tonë të pastër”, ka shkruar Jashari në Facebook.