Tragjike: Një police në Gjilan dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Një zyrtare policore në Gjilan është gjetur para pak minutash pa shenja jete dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima ka qenë e moshës së mesme dhe akoma s’dihen detaje të tjera.

Në vendin e ngjarjes ndodhet Policia dhe Prokurori i Shtetit, mëson tutje Sinjali.