Kush do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Klinës

Kryetari i VV-së në Klinë, Xhafer Berisha përmes një postimi në FB ka treguar se janë duke bërë përgatitje për ta nxjerrë kandidatin për kryetar nga kjo parti për zgjedhjet lokale.

“Së bashku me Asambleistin dhe Nën Kryetarin Xhevxhet Berisha dhe me Nën Kryetarin e Këshillit të Qendrës sonë Azem Uka, në takimet tona duke u përgaditur për mbajtjen e Këshillit të Qendrës ku së shpejti do zgjedhim Kandidatin tonë për Kryetar Komune”, ka shkruar Berisha.

Por, Klina Info jozyrtarisht merr vesh se gjasa për t’i hyrë garës për kryetar është nënkryetari i VV-së në Klinë dhe asamblisti Xhevxhet Berisha.

Gjithashtu shumë shpejtë do të mbahet këshilli i qendrës. Ndërsa kujtojmë që në zgjedhjet e fundit parlamentare VV doli e para në Klinë me 5.700 vota.