Përurohet fusha e tenisit në Klinë, Elezaj: Qyteti ka marrë pamje tjetër

Sot është përuruar fusha e tenisit në Klinë. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.

Ai me këtë rast ka thënë se ky është një projekt me një rëndësi të veçantë, që kësaj pjese të qytetit i jep një pamje e rëndësi krejtësisht tjetër.

Ky është postimi i Elezajt:

Sot, bashkë me bashkëpunëtorë të Komunës, kemi marrur pjesë në përurimin e fushës së tenisit, pranë parkut “Ilir Merturi” në Klinë.

Ky është një projekt me një rëndësi të veçantë, që kësaj pjese të qytetit i jep një pamje e rëndësi krejtësisht tjetër nga çfarë ka qenë, e po ashtu të rinjve ju krijohen hapësira të përshtatshme për mbajtjen e shumë aktiviteteve e garave në tenis, në një teren profesional.

Investimi në parkun e qytetit, bashkë me fushën ndihmëse të futbollit dhe fushës së tenisit, është një nga projektet më të kërkuara në qytetin e Klinës, që tashmë është realizuar nga qeverisja jonë.