Rrahmani zgjedhet pjesë e formacionit më të mirë të javës në Ligën e Kombëve

Futbollisti kosovar, Amir Rrahmani ka bërë paraqitje mjaft të mirë në përballjen kundër Sllovenisë.

Paraqitja e mrekullueshme e Rrahmanit, ka bërë që të zgjedhet pjesë e formacionit më të mirë të kësaj jave në Ligën e Kombëve, shkruan Sinjali Sportiv.

Pjesë e këtij formacioni janë Werner, Eriksen, Wijnaldum.

Rrahmani i ka munguar Kombëtares së Kosovës në disa ndeshje, pasi që nuk ishte lejuar të udhëtonte shkaku i koronavirusit.