I mituri tentoi të blinte naftë me 100 euro false

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë një person i mitur ka tentuar të bëjë pagesë me kartëmonedhë të falsifikuar.

Sipas policisë, kartëmonedha që dyshohet se është e falsifikuar është në vlerë 100 euro.

“Është raportuar se i dyshuari i mitur mashkull kosovar në një pikë të derivateve ka tentuar të bëjë pagesë me një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raport.

Njësiti policor e ka sekuestruar monedhën në fjalë për procedura hetimore.