FSK-ja hap konkursin për ushtarë të rinj

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, ka shpallur konkurs për pr animin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kjo ministri njofton se konkursi do të jetë i hapur prej datës 10 deri më 21 gusht 2020.

Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.

Tutje në njoftim thuhet se të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18 – 23 vjet