Në Klinë do të shënohet dita e të pagjeturve “Klina në dhimbjen e 4 prillit”

Në përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës Zenun Elezaj, Komuna e Klinës dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për nder të 4 Prillit – Ditës së të pagjeturve mban tubim përkujtimor me programin si në vijim:

09:00 – Pllaka përkujtimore e martirëve të Klinës
10:00 – Pllaka përkujtimore e martirëve në Kralan
10:30 – Kompleksi memorial i varrezave në Pastasel dhe Izbicë

Në orën 13:00 hapet ekspozita përkujtimore në Hollin e Galerisë në qendrën e kulturës “Jehona e Dukagjinit”