Dy punëtorë të KEK-ut rrihen mes vete, bëhen për spital

Policia e Kosovës ka arrestuar dy punëtorë të KEK-ut pasi dyshohet se janë rrahur mes vete në Obiliq.

Sipas njoftimit të Policisë, dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF në Obiliq dhe më pas edhe në QKUK.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë punëtorë të KEK-ut të cilët  për shkak të një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes vete. Dy të dyshuarit kishin pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF në Obiliq dhe më pas edhe në QKUK. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.