Dita e mysafirëve në gjysmëfinalet e Kupës, Llapi dhe Dukagjini dalin fitimtarë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Mysafirët kanë trumfuar në këto dy takime. 

Prishtina kë pësuar humbje nga Llapi në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultatin, 2-3.

Në ndeshjen tjetër, Dukagjini ka triumfuar si mysafir i Istogut me rezultatin e ngushtë, 1-2.

LIVE Prishtina – Llapi 2-3

-Përfundon ndeshja.

91′ GOOOL! Pefqeli shënon për të ngushtuar rezultatin në 2-3.

86′ Pefqeli (Pri) gjuan plogësht, punë e lehtë për Coric.

75′ Zyba (Pri) gjuan nga distanca, por topi përsëri shkon larg portës.

66′ GOOOL! Mankenda zë një top që po dilte në fundore dhe asiston për Albin Prapashticën i cili me kokë shënon në portën bosh për 1-3.

62′ GOOOOL! Tjetër realizim nga Llapi, Ahmed Januzi asiston për mrekulli derisa Kushtrim Shabani shënoi për 0-3

59′ GOOOOL! Ahmed Januzi dyfishon epërsinë e Llapit. 

48′ Lilaj (Pri) shpërdoron rast të 100%.

47′ Veliu (Llap) kërkon penallti, por hesht gjyqtari kryesor.

46′ Fillon pjesa e dytë.

-Përfundon pjesa e parë.

28′ Selamaj (Llap) gjuan nga distanca, por për fat të Prishtinës topi shkon pranë shtyllës.

21′ Idrizi (Llap) gjuan me kokë, por topi shkon mbi portë.

6′ GOOOL! Llapi kalon në epërsi falë golit të Ahmed Januzit me kokë 0-1

01′ Hoti gjuan me kokë, por pa rrezik për portierin e Prishtinës.

Formacionet zyrtare:

-Fillon ndeshja.

Prishtina: Nika, Krasniqi, Bardhoku, Bekteshi, Mici, Lilaj, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu.

Llapi: Coric, Idrizi, Krasniqi, Prençi, Emini, Ar.Ramadani, Shabani, Hoti, Selmani, Veliu, Januzi.

LIVE Istogu – Dukagjini 1-2

-Përfundon ndeshja.

76′ GOOOOL! Dukagjini e rikthen epërsinë përmes Basriut pas vetëm një minuti! 

75′ GOOOOL! Ragip Mazrekaj shënon për Istogun dhe barazohet rezultati në 1-1.

56′ Lojtarët e Dukagjinin kërkojnë penallti, hesht Genc Nuza.

46′ Fillon pjesa e dytë.

-Përfundon pjesa e parë.

29′ GOOOL! Dukagjini kalon në epërsi përmes Altin Merlakut.

15′ Lojë e baraspeshuar në “Demush Mavraj”, me një terren shumë të vështirë për lojë!

05′ Jahaj gjuan nga distanca, por mbrojtja e Dukagjinit është në vend.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Istogu: Hajzeraj, Alushaj, Bajraktari, Rexhepi, Mazrekaj, Jahaj, Kurteshi, Stephane, Olivier, Qeta, Rexhaj.

Dukagjini: Muhagjiri, Basriu, Syla, Hasanaj, Kuqi, Gashi, Jashanica, Milakum Merlaku, Osmani, Mulaj.