Tragjike: Gjendet pa shenja jete një 19-vjeçar në Rahovec, dyshohet për vetëvrasje

Një rast tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pataqan të Poshtëm në komunën e Rahovecit, ku një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftuan se në orët e mëngjesit njësitet policore kanë pranuar një thirrje për t’i dalë në ndihmë një qytetari i cili dyshohej se ka kryer vetëvrasje.

Policia bashkë me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku me të arritur në lokacion kanë gjetur të riun i cili ishte pa ndjenja.

Pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Sinjali mëson se 19-vjeçari dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij me varje në litar.
Sinjali/

SHARE