Vdes 29-vjeçarja që u godit nga një veturë sot në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

29-vjeçarja e cila u godit nga një veturë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit, ka ndërruar jetë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emërgjencës së QKUK-së, jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J , 29 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Aktualisht hetuesit e njësitit të trafikut rrugor kanë nisë një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha ajo.