Dyshohet se mori ryshfet, bie në pranga ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës në Veri

Një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb është arrestuar sot në Leposaviq, pasi i njëjti ishte në kërkim policor.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se i dyshuari është në kërkim që nga viti 2021, pasi dyshohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Aktakuza ndaj tij për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare është ngritur në vitin 2020, por policia është në kërkim të tij që nga viti 2021, sipas urdhrit të Gjykatës në Mitrovicë”, ka thënë Elshani.

Pas arrestimit, ai është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën Jugore.