Në një vjetorin e vdekjes, përkujtohet veterani i luftës së UÇK-së, Abedin Gashi

Në një vjetorin e vdekjes, u përkujtua veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Gashi nga fshati Gremnik.
Në përkujtim të të ndjerit, tek Varrezat e Dëshmorëve, u mblodhën familjarët, miqtë dhe organizatat e dala nga lufta – dega në Klinë.
Me këtë rast u fol për veprën dhe kontributin e Gashit, duke thënë që vdekja e tij ka lënë hapësirë dhe dhimbje të mëdha.

Gashi humbi jetën në një aksident trafiku.