Në janar largohet nga Dukagjini super sulmuesi që bëri namin në Superligë

Skuadra e Dukagjinit nga muaji janar nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e futbollistit, Abu Kamara.

Në një prononcim për media, Kamara ka treguar se në janar do të largohet nga ekipi i Dukagjinit.

“Po do të largohem në janar. Ende nuk kam ndonjë ofertë, por jam në pritje të ofertave”, u shpreh ai.

Sezonin e kaluar, edhe pse u transferua në gjysmë të sezonit, Abu Kamara shënoi 5 gola.