Aksident në Lloshkobare të Ferizajt, Një i lënduar

Në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, në fshatin Lloshkobare ka ndodhur një aksident komunikacioni.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një kamioni ku për pasoje vozitësi i veturës ka marrë lëndime.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, toger Agim Gashi.

“Në fshatin Lloshkobare ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të një veture dhe një kamioni. Për pasojë vozitësi i veturës ka marrë lëndime dhe është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.” Ka thënë Gashi.

Fotografia e Slivova News