Reshje shiu dhe bore, këto janë temperaturat për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkurë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas IHMK-së, vranësirat parashihet të sjellin reshje shiu, ndërsa në viset e larta reshje bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Temperatura më e ulët pritet të shënohet në Dragash me vetëm 1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do t’i mbajnë Prishtina, Malisheva e Gjakova me nga 6 gradë.