Hajdutët thyejnë 4 shtëpi në Jashanicë të Klinës

Vjedhjet vazhdojnë të jenë dukuri shqetësuese në vendin tonë.

Klina.info mëson se katër shtëpi janë thyer në fshatin Jashanicë.

Sipas banorëve, rasti ka ndodhur gjatë natës, derisa hajdutët kanë vjedhur gjësende të ndryshme.

Ndryshe, Policia po heton rastin dhe ende nuk ka të arrestuar.