Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që dyshohet se i dha fund jetës së tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Llukë të Deçanit, pasi i riu, Arlind Sutaj, u gjet pa shenja jete. Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, mirëpo nuk dihen ende detajet rreth rastit tragjik,

Familjarët e të ndjerit kanë dhënë njoftimin mortor, teksa kanë bërë të ditura edhe detajet e ceremonisë së varrimit.

Sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Llukë e Epërme, të afërmit do të mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Arlindit.