Varret e dy heronjve të kombit, Azem e Shotë Galicës, janë në gjendje të mjerueshme dhe papërkujdesje institucionale

Për ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, nuk po bëhet asgjë nga institucionet vendore. Së fundmi, varret e dy heronjve të kombit, Azem e Shotë Galicës, janë në gjendje të mjerueshme. Banorët e fshatit Galicë, kanë akuzuar institucionet për moskujdesje ndaj këtij kompleksi të vogël përkujtimor kur prehen eshtrat e Azem Galicës. Varret janë dëmtuar, ndërkaq banorët hedhin dyshime se dikush e lëvizi edhe pllakën e varrit të Shotës. Këtë veprim e quajnë vandalizëm, për të cilin thonë se është bërë nga njerëz me qëllime të caktuara. Banorët akuzojnë edhe punëkryerësin, për të cilat punime thonë se ishin tejet të dobëta. Kompleksi memorial i heronjve Azem dhe Shote Galicës, i ndërtuar katër vite më parë, është mbetur në mëshirën e fatit për nga përkujdesja, pasi askush nuk e mirëmban atë. Gjendje e njëjtë është edhe me varret e familjarëve të tjerë të familjes Galica.

SHARE