Arrestim si në filma për mungesë maske në Pejë, prangoset edhe personi që incizoi arrestimin (Video)

Një arrestim i ashpër ka ndodhur sonte në Pejë për shkak të mosbartjes së maskës, s

Në një video, në të cilin shihet arrestimi i një personi për shkak të mosmbajtjes së maskës. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:40. Sinjalizuesi po ashtu bëri të ditur se është arrestuar edhe personi që ka incizuar arrestimin.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se janë arrestuar 6 persona për shkak të mosbartjes së maskës.

“Në qendër të  qytetit, Policia e Kosovës duke  e vëzhguar situatën i ka kërkuar zbatimin e masave, pra mbajtjen e maskave, kanë kundërshtuar dhe janë arrestuar 6 qytetarë. Tash janë duke u intervistuar në stacionin policor. Ata i kanë penguar zyrtarët policorë dhe policia janë detyruar t’i shoqërojnë për në stacionin policor”, tha Gashi.

I pyetur se a është arrestuar edhe personi i cili e ka incizuar ngjarjen, ai tha se nuk ka informacion për këtë.

“Nuk e di, por janë arrestuar 6 persona, me siguri po”, shtoi Gashi.

Kujtojmë se nga një arrestim i tillë, muaj më parë në Amerikë, ka vdekur një person.