Nesër, me 14 maj kryetarin  Zenun Elezaj do të diskutojmë mbi investimet kapitale

Nga nesër, me 14 maj 2019, Lëvizja FOL do të fillon me serinë e debateve FOL Hapur me kryetar të komunave. Nesër do të jemi në Komuna Klinë ku bashkë me kryetarin Prof. Dr. Zenun Elezaj do të diskutojmë mbi investimet kapitale të planifikuara dhe të realizuara nga komuna gjatë vitit 2018, si dhe kërkesat e qytetarëve në kuadër të këtyre investimeve. Gjithashtu gjatë këtij debati do të prezantojmë para qytetarëve të Klinës edhe portalin prokurimi hapur.