S’e ka ditur që ka orë policore, mërgimtari gjobitet 200 euro në Kosovë

Policia e Kosovës po vazhdon me gjoba për ata që thyejnë masat anti-COVID.

Madje, një mërgimtar është dënuar me 200 euro, pasi që i njëjti ka thënë për Klina.info se nuk e ka ditur se ka qenë ora policore.
Ai ka thënë se ka mbërritur vonë në shtëpinë e tij në Klinë, dhe se më pas ka shkuar në Pejë ta vizitojë nënën e tij.

Nga është kthyer është ndaluar nga Policia ne Klinë dhe është gjobitur, ani pse i ishte lutur që mos ta dënojnë.
I njëjti ka apeluar bashkatdhetarët që të kenë kujdes, dhe të respektojnë e të njihen me rregullat e masat antiCOVID në Kosovë./Klina.info/