Ekskluzive: Dyshohet për të plagosur në Manastir, raportohet se brenda tij janë rreth 30 persona

Grupe të organizuara të strukturave serbe po vazhdojnë të qëndrojnë në Manastir të Banjskës, në afërsi të cilit sot në orët e para të mëngjesit është vrarë një pjësëtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër është plaogur.

Burime të IndeksOnline  bëjne me dije se si pasojë e shkëmbimeve me armë zjarri, dyshohet se ka edhe persona të plagosur.

Sipas këtyre burimeve janë rreth 30 persona të cilët janë barikaduar në këtë manastir.

IndeksOnline ka publikuar edhe pamje ku dëgjohen krisma në afërsi të Manastirit.

Pas këtij rasti është mbledhur Këshilli i Sigurisë së Kosovës.