Shënohet viktima e 35-të nga koronavirusi në Shqipëri

Një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri, duke e çuar në 35 numrin e të vdekurve në këtë vend.

Ministria e Shëndetësisë, në komunikimin e përditshëm tha së në 24 orët e fundit janë testuar 291 raste të dyshuara, prej të cilëve 44 kanë rezultuar pozitivë.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59-vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid-19. Pacienti vuante nga sëmundje shoqëruese. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë”, tha drejtorja e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami