“Osmani është e vetmja që po i dridh kapësit dhe zhvatësit e shtetit”

Faton Peci, këshilltari i u.d Vjosa Osmanit, ka thënë se ajo është e vetmja që brenda institucioneve të Kosovës po i dridh kapësit dhe zhvatësit e shtetit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Peci ka shkruar se përballja ndaj një lideri që insiston për rend dhe ligj sipas tij është tmerr për disa mekanizma dhe segmente tjera korruptive.

“Tmerr është për mekanizmat e sigurisë dhe të segmenteve të tjera korruptive përballja karshi një lideri që insiston për rend dhe ligj. Jemi të vetëdijshëm që aleanca dhe ky krim i organizuar ka aleat në të gjitha segmentet e jetës. Ne po e bëjmë punën tonë, luftën kundër krimit. Ata, gjithashtu po e bëjnë punën e tyre që dinë më së miri- agjitacion e propagandë