Vuçiqi dërgohet “me urgjencë në spital”, raportojnë mediet serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “është pranuar me urgjencë në spital” në orët e vona të së enjtes, ka raportuar media e afërt me qeverinë serbe “B92”.

Madje, shkruan kjo medie, simpatizues të opozitës serbe kanë nisur të shkruajnë në Twitter dhe rrjete të tjera sociale se presidenti i Serbisë është hospitalizuar “për të dytën herë brenda 20 ditëve”.

“Po e falënderojnë zotin dhe lusim që Vuçiqi të vdesë sa më shpejt”, citohen të kenë thënë ata.