Gjakovarja kërkon ndihmën e Policisë, dyshon se pastruesja ia vodhi stolitë e arit në vlerë të 15 mijë eurove

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi e banesa. Ajo po iu shkakton më shumë ankth e pasiguri janë kur të dyshuarit po dalin të jenë personat që i lënë për përkujdesje dhe mirëmbajtjeve të banesave e shtëpive. Kështu i ka ndodhur një gruaje në Gjakovë, të cilës iu avulluan stoli të arit në vlerë të mijëra eurove,

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga pronarja e shtëpisë, e cila kërkoi ndihmë nga Policia, pasi nuk e gjeti asnjë stoli që i kishte fshehur në shtëpi, vlera e të cilave është 15 mijë euro.

Në deklaratën e saj të dhënë para herësve policorë, ajo e ka drejtuar gishtin kah pastruesja që e kishte pasur për një kohë në shtëpi, për të cilën deklaroi se dyshon që ia ka vjedhur të gjitha stolitë e arit dhe më pas e kishte lënë punën, vitin e kaluar.

Viktima fillimisht kishte tentuar që ta zgjidh vet këtë problem, duke i kërkuar llogari pastrueses, por kjo e fundit e kishte mohuar kategorikisht se ia ka vjedhur stolitë. Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur që të raportojë rastin.

Denoncimi i saj aktivizoi Policinë për të nisur hetimet, me ç’rast gjatë ditës së djeshme është shoqëruar në stacion policor gruaja e dyshuar, e cila është intervistuar në lidhje me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e saj për 48 orë dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.