Vritet me armë zjarri një kosovar në Gjermani

Një shqiptar nga Kosova është vrarë me armë zjarri në Hannover të Gjermanisë,

Siç raportojnë mediat gjermane, viktima është 30 vjeçar-

Mediat raportojnë se fillimisht mes drejtuesve të dy makinave, një Porsche Cayenne dhe një Mercedes S500 pati një debat të ashpër.

Më pas u dëgjuan krisma. Shoferi i makinës Porsche u përplas dhe më pas u gjet i vdekur

Hetimet vazhdojnë dhe autori i krimit nuk është kapur akoma. Në aksion janë përfshirë edhe forcat speciale.