60 minuta në ditë, TikToku vendos kufi ditor të përdorimit

TikToku po vendos një kufi ditor të kohës para ekranit prej 60 minutash për përdoruesit që janë nën 18 vjeç.

Nëse të rinjtë e arrijnë limitin, ata do të duhet të fusin një kod për të vazhduar përdorimin e shërbimit atë ditë, raportoi BBC.

Por ata do të munden të heqin dorë nga masa e re, për të cilën TikToku thotë se do të zbatohet “në javët e ardhshme”.

Aplikacioni i shpërndarjes së videove po prezanton masën e re për t’i ndihmuar njerëzit “të qëndrojnë nën kontroll” gjatë përdorimit.

TikToku ka thënë se limiti i ri vjen pas nxitjes së vitit të kaluar për të inkurajuar adoleshentët të menaxhonin kohën që kalonin para ekranit.