Shpallet gjendje emergjente në Deçan

Helmimi i qindra qytetarëve të Deçanit e ka nxitur komunën e Deçanit, që të shpallë gjendje emergjente në gjithë territorin e Komunës së Deçanit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj në llogarinë e tij në “Facebook”, transmeton “Indeksonline”.

Në vendimin që e ka marrë kjo komunë thuhet se “obligohen të gjitha institucionet e nivelit lokal për ngritjen e gatishmërisë për menaxhimin e kësaj situate emergjente të ndodhur pas helmimit të fundit”.