Zëvendëskryeministri i Kosovës voton për zgjedhjet në Serbi

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Goran Rakiç, ka votuar për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Rakiç votoi mëngjesin e sotëm në shkollën “Mihailo Petrovic” në veri të Kosovës.

Sot Serbia po mban zgjedhjet parlamentare dhe disa vendvotime janë hapur edhe në komunat veriore të Republikës së Kosovës.

SHARE