Klinë.Ia vrau qenin me pushkë gjuetie, pronari e raporton në polici

Një i dyshuar mashkull ka vrarë një qen në oborrin e tij në Klinë pasi që i njëjti kishte sulmuar atë.  

Policia e Kosovës ka njoftuar se rastin në polici e ka raportuar viktima mashkull, i cili ishte pronar i qenit. Ai ka thënë se pasi kishte lëshuar gjedhet në kullosë, aty kishe qenë edhe qeni i tij, i cili dyshohet se është vrarë me armë.

I dyshuari  ka deklaruar se atë e kishte vrarë me pushkë gjuetie, për të cilën posedon leje.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte lëshuar gjedhet  në kullosë me të cilat kishte qenë edhe qeni i tij i cili dyshohet se ishte vrarë me armë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili ka deklaruar se në oborrin e shtëpisë së tij me pushkë gjuetie për të cilën posedon leje e kishte vrarë qenin e viktimës pasi ai kishte sulmuar atë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me një gëzhojë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.