Këta janë dy hajnat që vodhën veturën e mërgimtarit në Istog

Dy persona janë arrestuar për vjedhjen e veturës VË Passat në fshatin Lubozhdë të Istogut, e cila ka ndodhur të martën.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ka fakte të bazuara se personi që vodhi veturën është 23 vjeçari, Migros Hakaj.

Ai dyshohet se është ndihmuar nga Kadri Vuthaj i cili po ashtu është arrestuar.

Viktimë e kësaj vjedhje ka qenë mërgimtari, Sherif Dukellaj. Të njëjtit kanë tentuar që veturën e tipit Passat ta shesin gjatë ditës së djeshme.

Policia ka njoftuar se vetura e vjedhur është konfiskuar dhe i është kthyer pronarit.

Të arrestuarit janë recidivistë për vjedhje dhe disa vepra të tjera penale.