Përplasen dy vetura në Drenoc të Klinës, njëri nga shoferët përfundon në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në fshatin Drenoc të komunës së Klinës,

Sipas policisë së Kosovës, njëri nga shoferët ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në spitalin e Pejës.

“Dy vetura me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit e veturave ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin e Pejës”, thuhet në njoftimin e policisë./