Në Spitalin e Pejës 12 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 55 pacientë me koronavirus, prej tyre 30 janë me oksigjenoterapi, ndërsa 12 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Sipas njoftimit, 5 pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 5 pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 55 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 30 pacientë janë me oksigjenoterapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 13 infermierë dhe 2 punëtorë nga personeli jo mjekësor janë të infektuar me COVID-19.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. Nga këta, 23 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.