Policia thotë se po qarkullojnë disa dokumente false: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve

Policia e Kosovës ka njoftuar se po qarkullojnë dokumente false nërpër e-maile të ndryshme “që kinse i përkasin Policisë së Kosovës”.

Policia përmes një sqarimi në Facebook thotë se bëhet fjalë për disa dokumente me logo të PK-së, logo të Qeverisë e vula të ndryshme, të cilat “nuk janë dokumente zyrtare”.

“Shpërndarja e këtyre e-mailave, kinse janë e-maila zyrtar të lëshuar në emër të zyrtarëve të lartë të PK-së, përfshirë edhe një dokument që përmban logo të PK-së, logo qeveritare, vule të ndryshme dhe një mbishkrim të EUROPOL, kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për urdhër gjykate, nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-maila dhe dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara”, thuhet në sqarimin e Policisë./