Burrë e grua, viktimat e aksidentit të sotëm

Sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku në afërsi të Komoranit, ku vdiqën dy persona.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktimat janë P.Ahmeti bashkë me gruan e tij nga fshati Resinovc i Komunës së Lipjanit.

Në aksident ka mbetur e lënduar edhe një 26-vjeçare. Ajo është në gjendje stabile dhe se nuk ka ndonjë lëndim të rëndë.

Ndryshe rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti./