Flasin nga Komuna rreth ndriçimit të qytetit dhe fshatrave të Klinës

Në Klinë e disa fshatra së shpejti fillon vendosja e rrjetit të ndriçimit

Në Klinë dhe disa fshatra shumë shpejt pritet të fillojnë punimet për zgjërimin e rrjetit të ndriçimit publik.

Për këtë ka njoftuar zyrtari për marrëdhënie me publikun në Komunën e Klinës, Mirsad Dakaj, nëpërmjet faqës së tij në facebook, ku ka publikuar edhe njoftimin për dhënie të kontratës.

Dakaj ka pranuar telashet që kanë qytetarët në mungesë të ndriçimit, por ka shtuar se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt.

“Talashe me ndriçim ka, por edhe zgjidhja do te behet shpejt.

Kontrata per zgjerimin e rrjetit te ndriçimit ne qytet dhe disa fshatra eshte dhene, kurse punet do te fillojne shume shpejt”, ka shkruar ai.

Kjo kontratë ka një vlerë prej afër 80 000 euro dhe është financim i Komunës së Klinës.