Kryetari Zenun Elezaj blen biletën për ndeshjen e nesërme, kërkon të mbeshtet KF Dukagjini

KF Dukagjini vazhdon garat kualifikuese për UEFA Conference League.

Nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ora 20:00, luan ndeshjen me ekipin e mirënjohur kroat Rijeken.

Kryetari i Klinës, përmes një postimi në Fb ka treguar që ai e ka blerë biletën për ndeshjen e nesërme, derisa fton të gjithë ta mbeshtesin ekipin e Klinës.

Ky është postimi i Elezajt:

Mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishme.

Biletën për ta përcjellur ndeshjen e kam blerë sot në qendër të Klinës, ku ka filluar shitja e biletave dhe interesimi dukej i madh.

Shitja e biletave vazhdon edhe nesër në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë dhe në pikat të tjera të caktuara nga klubi.

I ftoj qytetarët që t`i mbështesim futbollistët tanë në këtë ndeshje dhe të jemi në numër sa më të madh në stadium të enjten.

Ndonëse shorti na rezervojë një kundërshtar shumë të fortë, ne presim paraqitje të mirë dhe fitore.

Të enjten të gjithë së bashku në stadiumin “Fadil Vokrri” në mbështetje të klubit të zemrës KF Dukagjini.