Majlinda Kelmendi mposht polaken dhe kualifikohet në çerekfinale

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi ka arritur të kalojë në çerekfinale të Mastersit të xhudos që po mbahet në Doha.

Kelmendi e ka mposhtur xhudisten polake, Agata Perenc pas 5:17 minutave luftë me një Waza-ari.

Për Kelmendin është paraqitja e parë në një garë pas më tepër se një vit pauzë.

Kujtojmë se Majlinda Kelmendi në duelin e parë e mposhti xhudisten nga Rumania, Andreea Chitu.