Lajçak: Zgjidhja e fatit të personave të zhdukur është urgjente

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se zgjidhja e fatit të më shumë se 1600 personave të zhdukur në Kosovë është urgjente.

“Zgjidhja e fatit të më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente. Të gjithë të dashurit – pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike – meritojnë që ky proces të mbyllet. Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentimit Kosovë, u takova me Qendrën e Burimeve Njerëzore për Personat e Zhdukur dhe mora pjesë në shfaqjen e filmit “Uji dhe qirinjtë”, ka shkruar ai në Twitter.