Të gjitha ndeshjet që luhen sot në Champions League, kryesorja Inter – Barcelona

Liga e Kampioneve rikthehet sot me disa sfida jashtëzakonisht interesante, të vlefshme për rrethin e tretë të ndeshjeve të fazës së grupeve.

Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë në stadiumin “Giuseppe Meazza”, aty ku do të ballafaqohen Interi dhe Barcelona

Të dy skuadrat kanë nga tre pikë pas dy ndeshjeve dhe do të ballafaqohen dy herë radhazi më njëra-tjetrën, sfida këto që mund të vendosin fatin e tyre sa i përket vazhdimësisë në këtë garë.

Bayerni që është lider i këtij grupi do të luajë kundër Victoria Plzenit.

Sfidë interesante do të jete edhe ajo ndërmjet Ajaxit dhe Napolit, e vlefshme për Grupin A. Skuadra italiane e kryeson grupin me gjashtë pikë, kurse Ajaxi ka tre pikë në vendin e tretë.

Këto janë të gjitha sfidat që zhvillohen sot:

Nga ora 18:45 ballafaqohen:

Bayern Munich-Plzen

Marsielle-Sporting

Kurse nga ora 21:00 zhvillohen këto ndeshje:

Ajax-Napoli

Club Burgge-Atletico Madrid

Frankfturt-Tottenham

Porto-Bayer Leverkusen

Inter-Barcelona

Liverpool-Rangers.