Të rinjtë e Klinës u informuan për dëmet e shkaktuara nga narkotikët

Në kuadër të Javës së Rinisë, sot është mbajtur dita e dytë.

Në kuadër të aktiviteteve u mbajt edbe sesion informues për dëmet shëndetësore nga përdorimi i narkotikëve, ligjëruar nga Dr. Gurra Dedaj në të cilin përfituan njohuri rreth 50 nxënës të shkollave të mesme nga Gjimnazi “Luigj Gurakuqi” dhe IAAP “Fehmi Agani”.

“Derisa në qendër të qytetit nga ekipi mjekësor i QKMF-së kryesisht infermier/e të rinj, qytetarët patën mundësi të informohen me shërbime bazike shëndetësore si matja e tensionit dhe e sheqerit në gjak, informacione rreth ushqyerjes së shëndetshme etj.., shërbime këto që i morën rreth 60 qytetarë të Klinës.

Falënderojmë për bashkëpunim Drejtorinë e Shëndetësisë me drejtor z. Agron A. Bacaj dhe QKMF “Nënë Tereza” me drejtor z. Gazmend SH Bojaj”, ka shkruar Drejtoresha e Kulturës. Rinisë dhe Sporteve në Klinë, Fatjona Gashi.